Sport

VIDEO/ “Mund të na tregosh netët magjike të 1990-ës”? Pyetja e gazetares për Barellan shkakton të qeshura: Jam i vitit

4 Korrik 2021, 20:14 Nga DOSJA
VIDEO/ “Mund të na tregosh netët magjike të

ITALI- Nicolo Barella u shfaq në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Spanjës. Mesfushori u shfaq në Coverciano për të biseduar me gazetarët në lidhje megjendjen e tij fizike dhe ambienti në dhomat e zhveshjes.Por një moment i sikletshëm ka përndjekur këtë dalje për mediat.

Gazetarja Donatella Scarnati, për një çast harroi që Barella kishte lindur në vitin 1997, teksa e pyeti për emocionet e netëve magjike të Botërorit të zhvilluar në vitin 1990.Një lapsus i gazetares së “Rai Sport”, Donatela Skarnati, krijoi një situatë komike në konferencën për shtyp të mesfushorit Nicolo Barella, teksa videoja është bërë virale në internet.

“Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, ishte pyetja e Donatelës drejtuar mesfushorit.“Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në vitin 1997”, u përgjigj Barella, ndërkohë që nuk munguan as të qeshurat në sallë.

 

“Donatella Scarnati”:
Per la domanda che ha rivolto a Nicolò Barella in conferenza stampapic.twitter.com/sCbMz7zg2b

— Perché è in tendenza? (@perchetendenza) July 4, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barella euro 2020 italia barella euro 2020 italia

Sondazh

Poll