Sport

FOTO/ “Po bën me hile”, Nuk besoi se Spinazzola ishte dëmtuar, motra e Courtois kërkon falje: Më vjen keq që…

4 Korrik 2021, 16:00 Nga DOSJA

BELGJIKË-Në sfidën Itali-Belgjikë, mbrojtësi italian Spinazzola u detyrua të dilte nga fusha e lojës në minutën e 79′ me barelë. Dyshimet e para ishin për një dëmtim në “tendinën e Akilit” që u konfirmua sot edhe nga ekzaminimet mjekësore, çka përkthehet në përfundim para kohe të Kampionatit Europian për anësorin 28-vjeçar.

Ditën e ndeshjes, motra e portierit të Belgjikës Thibaut Courtois , Valerie Courtois akuzoi lojtarin e Italisë se e bëri qëllimisht veprimin për të vonuar lojën. “Këto janë hile”, shkruante motra e lojtarit të Real Madrid në rrejtët sociale duke postuar dhe një foto të Spinazzolas në barelë.Por një ditë më vonë kur u mor vesh dëmtimi i futbollistit të Romës, Valeri ka kërkuar falje duke i uruar shërim të shpejtë futbollistit të Romës.

“Më vjen shumë keq që turneu i Spinazzolas mbaroi kështu. Unë kërkoj falje për reagimin tim në atë kohë dhe shpresoj që ai të shërohet”, shkruan Valerie.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika spinazzola thibault courtois belgjika spinazzola thibault courtois

Sondazh

Poll