Sport

Formula 1 / Max Verstappen ekzekuton ‘simfoninë’ e pestë në Spielberg…

4 Korrik 2021, 15:40 Nga DOSJA

AUSTRI – Edhe një demonstrim tjetër i epërsisë nga Max Verstappen dhe Red Bull në pistën e Spielberg. Holandezi dominoi GP të Austrisë përpara Valtteri Bottas dhe Lando Norris. Vetëm i katërti mbërrin Lewis Hamilton, tani 32 pikë prapa udhëheqësit të klasifikimit, Verstappen.

Pas katër të parëve, pati një betejë midis Sergio Perez, Daniel Ricciardo dhe dy ferraristëve Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Ky i fundit mbërriti i pesti, përpara Perez (penalizuar) dhe i teti me Leclerc prapa Ricciardo. Dhjetëshen e parë e mbyllën Pierre Gasly dhe spanjolli veteran Fernando Alonso.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gp të austrisë lewis hamilton max verstappen red bull spielberg gp të austrisë lewis hamilton max verstappen red bull spielberg

Sondazh

Poll