Bota

Vrasja që tronditi Greqinë! Caroline kishte nisur të mendonte për divorcin, por Babis bleu tokë me paratë e vjehrrës, she

4 Korrik 2021, 12:55 Nga DOSJA
Vrasja që tronditi Greqinë! Caroline kishte nisur të mendonte

GREQI– 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos ndodhet pas hekurave pasi pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouch. Por mediat greke ende publikojnë detaje lidhur me jetën e çiftit në Athinë.

Sipas Protothema, 6 ditë para vrasjes së Caroline, piloti bleu një tokë në emrin e tij me paratë që kishte marrë nga nëna e gruas së tij. Lajmi u konfirmua për SKAI nga avokati i familjes, Thanasis Harmanis.

Ndërkohë, avokati i Eleni Mylonopoulou, psikologia e çifti zbuloi se Caroline i kishte thënë bashkëshortit se do të divorcoheshin para se të fillonin seancat tek ajo. 

“Caroline kishte vendosur të divorcohej dhe erdhi tek unë për ta këshilluar sesi ta trajtonte prishjen e martesës së saj. 20-vjeçarja nuk pranoi të kishte marrëdhënie me prindërit e bashkëshortit të saj dhe nuk e kishte fshehur dëshirën për të lënë shtëpinë,”-tha ajo.

Gjithashtu Caroline kishte vendosur që të mos e pagëzonte vajzën e tyre, Lidia, në Athinë por në Filipine, vend nga ku edhe kishte origjinën. Këto informacione kanë qenë që në fillim pjesë e dosjes së përgatitur nga autoritetet duke vendosur që në fillim Babis nën “dritën” e të dyshuarit kryesor. 

Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 4 Korrik 2021, 07:07

FILIPINE– Një avion ushtarak është rrëzuar në Filipinet jugore mëngjesin e ditës së sotme, me të paktën 92 persona në bord.Të paktën 17 persona janë vrarë, ndër...