Aktualitet

Plazhet pa vrojtues në Durrës! Kurset ndiqen nga pak persona, disa subjekte përdorin licencat e vjetra për detyrimet

4 Korrik 2021, 10:52 Nga DOSJA
Plazhet pa vrojtues në Durrës! Kurset ndiqen nga pak persona, disa

DURRËS– Siguria në plazhe është një detyrim ligjor për çdo subjekt që ofron shërbim në to, por edhe pse jemi në korrik kullat e vrojtimit janë ende bosh.

”Të gjitha bosh. Asnjë kullë nuk ka ku të gjesh një vrojtues”.

Kurset për përgatitjen e atyre qe shpëtojnë jetën në plazhe po ndiqen nga pak persona. Për këtë vit në Durrës janë licensuar vetëm 12 vrojtues, ndërkohë që çdo 80 m plazh duhet të ketë një vrojtues. Instruktorja Ejona Kaltani e shqetësuar shprehet se një pjesë e subjekteve përdorin licencat e vrojtuesve të mëparshëm për të përmbushur detyrimet e aplikimit, por më pas nuk dërgojnë në trajnim personat e tyre.

”Subjektet e bëjnë në mënyrë formale që të lidhin kontratat e tyre, por nuk e shohin si objekt sigurie.”

”Ai ka mbesën dhe pushon me frikë.” 

”Ka të rinj, fëmijë dhe të moshuar që mund të kenë nevojë.” 

Edhe vonesat në aplikimin dhe dhënien e lejeve për stacione plazhi përmes E-Albania kanë ndikuar në marrjen e masave të sigurisë për pushuesit.

”Në mungesë të vrojtuesve, subjektet duhet të paktën të vendosin sinjalistikë për t’i treguar pushuesve se deri ku është notimi i sigurtë.” 

Marrë nga Top Channel 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plazhet ne durres plazhet ne durres

Sondazh

Poll