Aktualitet

Po tentonte të ‘zaptonte’ fshatin e Lezhës me kanabis, arrestohet pas një hetimi 1-mujor Gjovalin Nikolli, autorët e tje

4 Korrik 2021, 08:37 Nga DOSJA
Po tentonte të ‘zaptonte’ fshatin e Lezhës me kanabis,

LEZHË– Policia e Lezhës ka goditur një rast të tentativës për kultivim të lëndëve narkotike, duke arrestuar autorin e dyshuar, pas një hetimi që ka zhatur disa javë

Në pranga ka rënë 39-vjeçari Gjovalin Nikolli, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Mrizi i Madh”, në Mirditë.

Njoftimi i policisë: 

Strukturat policore në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kulme, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 -Gj.N.,39 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Mrizi i Madh”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjovalin nikolli arrestohet gjovalin nikolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:38

TIRANE- Zef Zefi, i afërmi i familjes Gjoka ka treguar si ka ndodhur shpërthimi i rëndë i mëngjesit të sotëm, në një hotel në Velipojë. Zefi ka rrëfyer se se at...

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:29

VELIPOJË– Policia e Velipojës ka dalë me njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku pas një shpërthimi mbetën ...