Aktualitet

ME ZË! RRËFIMI I PLOTË/ E nxorrën si të ‘penduarin’ e drejtësisë, flet Jurdi Bedinaj: Jam në burg me dënim maksimal

4 Korrik 2021, 10:16 Nga DOSJA
ME ZË! RRËFIMI I PLOTË/ E nxorrën si të

TIRANË- Jurdi Bedinaj, i dënuar me 14 vite burg, dhe i publikuar në media si një nga 4 të penduarit e drejtësisë që ka zbuluar rrjetin e trafikut të drogës në operacionin “Shpirti”, ka mohuar çdo përfshirje të tij. Në një komunikim audio via whatsapp, dërguar mediave, Bedinaj thotë se publikimi në media është i rremë dhe se ai jo vetëm që nuk është i penduar i drejtësisë, por edhe është dënuar në bazë të rrëfimit të Aurel Lazajt, njërit prej personave të identifikuar si “bashkëpunëtor”. Bedinaj kërkon që emri i tij të pastrohet pasi sipas tij, informacioni i dalë në media nuk është i vërtetë.

RRËFIMI I JURDI BEDINAJT:

Jam Jurdi Bedinaj. Ju telefonoj pasi disa portale kanë nxjerrë emrin tim si bashkëpunëtori i drejtësisë. Unë nuk kam lidhje fare me këtë ccështje, unë jam i dënuar për një ccështje të 2017, ku një nga të pandehurit ka nxjerrë emrin tim. Janë dënuar me 14 vite, me gjykim të shkurtuar 9.4. Iu bëj thirrje disa gazetarëve të mos më hapin probleme, të mos më fusin në probleme me njerëzit me këto rrena. Nëse duan iu nxjerr unë dosjen dhe ta shohin. Kam 3 vite e 2 muaj në burg. Kam 5 vite akoma. Jam dënuar për trafik droge në 2021, është mbyllur gjyqi. I penduari i drejtësisë, Aurel Lazaj. Të marrin informacion të detajuar në institucionet e drerjtësisë se kush është i penduar e kush jo, sepse më fusin probleme. 

AUDIO-RREFIMI

Emri i Jurdi Bedinajt u publikua nga disa nga gazetarët e kronikës fill pas operacionit “Shpirti”. Ndryshe nga sa ndodh kudo në botë, ku bashkëpunëtorët e drejtësisë ruhen nga autoritetet dhe publiku si persona të rrezikuar për shkak të informacionit që zotërojnë, në Shqipëri u linçuan dhe u vunë në shtyllën e turpit. Ndërkohë që ky version rrëzon edhe emrat e publikuar pasi i riu në fjalë mohon me forcë që të jetë ai një nga personat që ka treguar për rrjetin e trafikut të drogës.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jurdi bedinaj operacioni shpirti jurdi bedinaj operacioni shpirti

Sondazh

Poll