Aktualitet

Sekuestrohen 33 mijë dollarë në Rinas, procedohet penalisht 43-vjeçari turk shtetas turk.

4 Korrik 2021, 10:33 Nga DOSJA
Sekuestrohen 33 mijë dollarë në Rinas, procedohet penalisht

TIRANË– 33 mijë dollarë të padeklaruara janë sekuestruar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pas kontrollit të ushtruar ndaj një 43-vjeçari turk.

Policia bën me dije se paratë ishin të fshehura në çantën e një laptopi, të cilat turku nuk i kishte deklaruar. 43-vjeçari u procedua  penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Njoftimi i policisë: 

Rinas;  Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Brenda pak ditësh goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 33000 dollarë, procedohet penalisht një 43-vjeçar, shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, shtetasi N. P., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 33 mijë dollarë në rinas sekuestrohen 33 mijë dollarë në rinas

Sondazh

Poll