Aktualitet

“Çmontohet” dosja e ‘Shpirtit’/ GJKKO lë në burg 24 nga të arrestuarit, vetëm 4 shkojnë në shtëpi! Zbardhen rrë

4 Korrik 2021, 08:50 Nga DOSJA
“Çmontohet” dosja e ‘Shpirtit’/ GJKKO lë

TIRANË– 28 të arrestuarit e operacionit “Shpirti” kanë dalë sot para Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku edhe janë njohur me masat e sigurisë. GJKKO ka konfirmuar të gjitha masat e mëparshme, duke lënë në burg 24 prej tyre dhe vetëm 4 në ‘arrest shtëpie’. 

Të vetmit që kanë shpëtuar nga masa e sigurisë “arrest me burg” janë: prokurori Maksim Sota; ish-zv. drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla; Luan Zylyftarin dhe Artur Krasniqin.

Për të gjithë të sipërpërmendurit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndërsa në masën e sigurisë “arrest në burg” janë lënë:Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, ish-oficeri i policisë i proceduar më parë  për trafik narkotikësh.

Por çfarë ndodhi dy ditë më parë? SPAK njoftoi se ka goditur në bashkëpunim me partnerët një grup të mirëfilltë të trafikut të drogës që nisej nga Shqipëria për të shkuar në Itali e për t’u shpërndarë më pas në vendet e BE. 

Në total ishin lëshuar 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara në vitin 2020, ndërsa 28 të tjerat, disa ditë më parë. Pjesë e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si prokurori Maksim Sota apo drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti.

Zyrtarët e arrestuar

Maksim Sota, ish-prokuror në Vlorë i larguar nga Vettingu

Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë

Ilirjan Balla, ish-shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Festim Lelaj, ish-oficer policie në Fier, i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, ish-shoqërues të Saimir Tahirit në vitin 2016, kur ishte ministër i Brendshëm.

Ndërsa në total,28 të arrestuarit janë:

Aleks Memaj
Jovan Memaj
Aleksandër Neço
Shkëlzen Kamberi
Benard Tahiraj
Mereglen Çaçi
Erind Hysomenaj
Klajdi Ademi
Toni Kushi
Erion Hoxhara
Çezar Gjomemo
Sajmir Kurti
Malton Lleshi
Shkëlzen Daci
Eltion Bregasi
Paul (Agustin) Deda
Hekuran Marku
Hamid Seferi
Leonidha Sejdiaj
Ilir Gaba
Geri Zylyftari
Erlind Zylyfttari
Artan Zylyftari
Festim Lela

Arrest Shtëpie

Luan Zylyftari
Artur Krasniqi
Ilirjan Balla
Maksim Sota

Por pse akuzohen ata? Dy truprojat e ish-ministrit Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, bashkë me prokurorin Maksim Sota, Saimir Kurtin, ish-shefin e Trafiqeve, Ilirjan Balla dhe të ndaluarit e tjerë, akuzohen se kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas SPAK, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë. Prokurori Maksim Zota, akuzohet se kishte lidhje me Ilirjan Duçellarin (Zaimi), i arrestuar në Shqipëri), madje kishte një shtëpi me qira, të paguar prej tij, ku jetonte me njërin nga të penduarit, Maringlen Shusha. 

Grupin është zbuluar falë bashkëpunimit me drejtësinë të 4 të arrestuarve që kanë marrë statusin e të penduarit. Ata janë Donia Droli, Maringlen Shusha, Elton Hamzai dhe Fiqiret Seferi. Ata kanë treguar lidhjet e grupit dhe kanë drejtuar gishtin drejt prokurorit apo ish-truprojave të Tahirit. 

Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se kanë qenë organizatorët e trafikut, ku sipas hetimit, ata trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maksim sota operacioni shpirti maksim sota operacioni shpirti

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:38

TIRANE- Zef Zefi, i afërmi i familjes Gjoka ka treguar si ka ndodhur shpërthimi i rëndë i mëngjesit të sotëm, në një hotel në Velipojë. Zefi ka rrëfyer se se at...

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:29

VELIPOJË– Policia e Velipojës ka dalë me njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku pas një shpërthimi mbetën ...