Aktualitet

I vodhi çantën maqedonases te “Uji i Ftohtë”, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

4 Korrik 2021, 08:26 Nga DOSJA
I vodhi çantën maqedonases te “Uji i Ftohtë”,

VLORË– Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi akuzohet se i ka vjedhur çantën me sende personale një shtetaseje maqedonase tek zona e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Po ashtu, në pranga ra edhe një 31-vjeçar që drejtonte mjetin pa leje përkatëse, dhe një 28-vjeçar, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grushte një person.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët  për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi I. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur çantën me sende personale të një shtetaseje maqedonase, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 31 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë, shtetasin E. F., 28 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht shtetasin L. M”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari në vlorë arrestohet 34-vjeçari në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:38

TIRANE- Zef Zefi, i afërmi i familjes Gjoka ka treguar si ka ndodhur shpërthimi i rëndë i mëngjesit të sotëm, në një hotel në Velipojë. Zefi ka rrëfyer se se at...

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:29

VELIPOJË– Policia e Velipojës ka dalë me njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku pas një shpërthimi mbetën ...