Aktualitet

4 Korrik 2021, 07:29 Nga DOSJA

VELIPOJË– Policia e Velipojës ka dalë me njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku pas një shpërthimi mbetën të plagosur katër anëtarë të një familjeje.

Policia bën me dije se kanë mbetur të plagosur nëna 40-vjeçe A. Gjoka dhe tre fëmijët e saj, dy vajzat D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe djali i mitur, E. Gj. 12 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Shpërthimi i bombolos së gazit që la të plagosur katët anëtarët e familjes Gjoka, Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeçe, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe, ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7 të mëngjesit, ndërsa të plagosurit ndodhën në spitalin e Traumës.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shperthimi i bomboles ne hotel shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll