Aktualitet

I vuri eksploziv godinës në ndërtim, Gjykata e Lezhës lë në burg 21-vjeçarin

4 Korrik 2021, 08:03 Nga DOSJA
I vuri eksploziv godinës në ndërtim, Gjykata e Lezhës

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angli Stafuken, i cili u arrestua si i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Mësohet se ne sëancën gjyqësore, 21-vjeçari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. 

Ngjarja ndodhi më 11 dhjetor të 2020-ës, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “. Dy të rinjtë, hodhën në objektin në ndërtim sasi të vogla si lëndë plasëse, duke lënë pas vetëm dëme materiale.

Për këtë ngjarje, është arrestuar më parë 21 vjeçari Erlind Pajtani nga Kruja. Dy personat u akuzuan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet angli stafuka arrestohet angli stafuka angli stafuka arrestohet angli stafuka

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:38

TIRANE- Zef Zefi, i afërmi i familjes Gjoka ka treguar si ka ndodhur shpërthimi i rëndë i mëngjesit të sotëm, në një hotel në Velipojë. Zefi ka rrëfyer se se at...

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:29

VELIPOJË– Policia e Velipojës ka dalë me njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku pas një shpërthimi mbetën ...