Aktualitet

Ngjarja në Velipojë, infermierja jep dëshminë TRONDITËSE: Të plagosurit me djegie në 90% të trupit, dy u nisën drejt Ti

4 Korrik 2021, 06:57 Nga DOSJA
Ngjarja në Velipojë, infermierja jep dëshminë

VELIPOJË– Punonjësja e ambulancës, e cila ka mbërritur në hotelin që shpërthyen disa bombola gazi dhe plagosën 4 anëtarë të një familjeje, ka treguar e gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë.

Për News24, infermerja ka treguar se tre vajzat e reja dhe i mituri kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja e ambulancës.

Shpërthimi i bombolave të gazit që la të plagosur katët anëtarët e familjes Gjoka, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7 të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shperthimi i bomboles ne hotel shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll