Aktualitet

RRËFIMET E TË PENDUARVE! Rëndohet situata e dy ish-truprojave të Tahirit, Deda dhe Marku kishin parcela kanabisi në Memalia

3 Korrik 2021, 19:11 Nga DOSJA
RRËFIMET E TË PENDUARVE! Rëndohet situata e dy ish-truprojave

TIRANË– Agustin Deda dhe Hekuran Marku, dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, kanë qenë personat kryesorë që kanë organizuar kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Të penduarit e drejtësisë kanë rrëfyer në prokurori se në një rast në një zonë të pyllëzuar në Tepelenë Deda dhe Marku kanë patur një parcelë që e kishin kultivuar me hashash, të cilën e menaxhonte një i ri, i cili i ishte “profesionist”, në kultivimin e bimës narkotike, ndërsa punëtorët i paguanin nga 15 deri në 20 euro në ditë.

Madje të penduarit kanë shtuar se në një rast dy ish-shoqëruesit, Deda e Marku kanë qenë vetë prezent në ngarkimin e drogës në gomone, ku kanë qenë të pajisur edhe me radio si ato të policisë dhe pistoleta.

“Marku e Deda komunikonin me kolegët e tyre për t’i “hapur” rrugën që dërgesa të mbërrinte në destinacion. Dy furgona janë mbushur me kanabis në Tiranë dhe janë dërguar drejt Vlorës, për t’u ngarkuar në gomone me qëllim trafikimin drejt Italisë,”- tregon një prej të penduarve.

“Në një rast mbushëm një ngarkesë në zonën e Tepelenës. Rrugës konstatuam një patrullë policie lokale, dhe aty devijuam. Lajmëruam Agustinin, ndërsa ky i fundit na tha që të qetësoheshim, pasi policia nuk ka pasur sinjalizime për ndonje rast trafiku,”- rrëfen i penduari tjetër.

Deda dhe Marku janë vetë dy nga 38 emrat për të cilët u prenë fletë-arrestet në kuadër të operacionit “Shpirti”, i nisur që nga viti 2017 dhe akuzohen për trafik të narkotikëve.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”. Në mesin e tyre, është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u përmend nga një trafikant droge, me të cilin kishte jetuar në një shtëpi, si dhe zyrtarë policie e trafikantë. Dy ish-truprojat e Tahirit tashmë fshihen në Spanjë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda hekuran marku operacioni shpirti agustin deda hekuran marku operacioni shpirti

Sondazh

Poll