Aktualitet

Paralajmëron Klodian Tomorri: Biznesmenët do i torturojnë e shfrytëzojnë punëtorët nga Bangladeshi dhe Afrika, ruajini se

3 Korrik 2021, 14:44 Nga DOSJA
Paralajmëron Klodian Tomorri: Biznesmenët do i torturojnë e

TIRANË– Gazetari Klodian Tomprri ka bërë thirrje që biznesmenët të cilët preferojnë të marrin punëtorë nga vende si Bangladeshi e Afrika duhen ruajtur.

Në një status në Facebook, Tomorri shkuan se në ato kompani ku janë punësuar persona nga këto vende do ketë shfrytëzime, shkelje të të drejtave themelore dhe me shumë mundësi pronarët do u bëjnë edhe ndonjë gjë tjetër më të rëndë emigrantëve.

Në një vend si ky i yni me këtë nivel të ardhurash për frymë dhe rrogash, sipas Tomorrit nuk ka sens që të importohen krah pune nga fundi i botës, kështu që ata pronarë, duhen ruajtur e vëzhguar.

“Ore ruajini keta qe po marrin punetore nga Bangladeshi dhe Afrika. Se qe do kete abuzime masive aty me oraret e punes, shfrytezimin, te drejtat themelore kjo eshte ngjarje thuajse e sigurte. Por ruajini se mos u bejne ndonje gje edhe me te rende. Nuk ka asnje sens ekonomik, qe nje vend me te ardhurat per fryme dhe nivel rrogash sa keto tonat, te importoje krah pune nga fundi i botes. Ruajini seriozisht,”- shkruan Tomorri.

Thirrjen për të marrë punëtorë nga Bangladeshi e bëri vetë kryeministri Edi Rama. Duke qenë në Shkodër, Kreu i Qeverisë tha se kompanive si fasoneritë apo edhe të tjera, u leverdis më shumë të marrin një puëntor nga Bangladeshi dhe ta strehojnë atë e madje edhe t’i heqin shpenzimet për ushqimin, se sa të punësojnë shqiptarë. Dhe bizneset ia kanë ndjekur këshillën. Një ditë më parë, Reporter.al publikoi një shkrim me rrëfimet e shumë pronarë fabrikash që tregonin se kishin preferuar këtë lloj krahu pune.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri punetoret nga bangladeshi klodian tomorri punetoret nga bangladeshi

Sondazh

Poll