Aktualitet

BILANCI i fazës së parë: ‘Bregdeti ynë’ shembi mbi 130 ndërtime dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba, dhjetëra p

3 Korrik 2021, 17:00 Nga DOSJA
BILANCI i fazës së parë: ‘Bregdeti ynë’ shembi

TIRANË– Ministri Bledi Çuçi ka bërë bilancin e fazës së parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në fillim të këtij sezoni turistik për të rrëzuar të gjitha ndërtesat pa leje.

Në një status në Facebook, teksa ka publikuar dhe foto nga aksioni, Çuçi shkruan se janë shembur mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe janë vendosur rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht.

“Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht. Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush,”- shkruan Çuçi.

Operacioni që ka nisur pak javë më parë, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të ‘fshijë’ të gjitha objektet pa leje, pasi është paralajmëruar disa herë nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që t’i prishinin vetë para se të niste operacioni, ndryshe do të përballeshin me pasojat e shkeljes së ligjit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne bledi çuç bregdeti yne operacioni bregdeti yne aksioni bregdeti yne bledi çuç bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll