Aktualitet

PARAKALIMI i gabuar përplas dy fuoristradat dhe dy autoveturat në Lezhë, plagosen tete persona, mes tyre 5 fëmijë, një në

3 Korrik 2021, 16:11 Nga DOSJA
PARAKALIMI i gabuar përplas dy fuoristradat dhe dy autoveturat në

LEZHË– Tetë persona, mes tyre pesë të mitur kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidentit të katërfishtë që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, pranë fshatit Mabë.

Mësohet se një makinë luksoze me targa të huaja bëri një parakalim të gabuar duke sjellë përplasjen e katërfishtë ku u përfshi një tjetër fuoristradë dhe dy autovetura.

Si pasojë e përplasjes së regjistruar rreth orës 17:30 minuta, mbetën të plagosur tetë persona. Pesë nga tetë të plagosurit janë të mitur, nga 12 deri në 17 vjeç.  Ndërsa tre të tjerët janë drejtuesit e tre prej katër mjeteve që u përplasën, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosurit janë dërguar, katër në spitalin e Shkodrës dhe katër të tjerët në spitalin e Lezhës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lezhë-shkodër aksident ne lezhë-shkodër

Sondazh

Poll