Aktualitet

I zunë pritë dhe e rrahën brutalisht me shkopa bejsbolli, vdes në spital 23-vjeçari shqiptar

3 Korrik 2021, 18:22 Nga DOSJA
I zunë pritë dhe e rrahën brutalisht me shkopa bejsbolli, vdes

ITALI– Atilio Ndrekaj, 23 vjeç, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në spital pak orë pasi u shtrua si pasojë e rrahjes brutale që pësoi në parkingun e një qendre tregtare.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari nuk u ka rezistuar dot plagëve të marra dhe ka vdekur në spital. Shoku i tij që u dhunua gjithashtu Pier Francesco Ferrari, 35 vjeç, banues në Itali është në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në Mantua të Italisë, një natë më parë. Të rinjtë që u rrahën kanë marrë fillimisht një telefonatë dhe u është caktuar një takim në parkingun e qendrës tregtare. Aty janë përballur me 4-5 persona, të cilët kanë nisur t’i godasin me shkopa bejsbolli duke i bërë të përfundojnë në spital në gjendje shumë të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se karabinierët që po hetojnë këtë çështje janë të kufizuar për sa i përket dinamikës dhe arsyeve të pritës, por pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atilio ndrekaj dhunohet shqiptari dhe italiani pier francesco ferrari atilio ndrekaj dhunohet shqiptari dhe italiani pier francesco ferrari

Sondazh

Poll