Aktualitet

Thyen marketin në Himarë, arrestohen tre të rinjtë që posedonin doza kanabisi

28 Maj 2019, 07:58 Nga DOSJA
Thyen marketin në Himarë, arrestohen tre të rinjtë që

SARANDË– Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës. Mësohet se tre të rinjtë zkuaohen të kenë thyer dhe grabitur një market në pronësi të shtetasit V.L., në Himarë.

Bëhet fjalë për dy adoleshentët A.O dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd dhe të riun Ll.I., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik, policia pikasi në çantën e 15-vjeçarit 3 doza kanabis ndërsa në çantën e 19-vjeçarit u gjetën 7 doza të tilla.

Njoftimi i policisë Himarë – Sarandë

Policia arreston në flagrancë 2 persona në Himarë dhe 1 tjetër në Sarandë për vjedhje dhe për posedim të lëndëve narkotike.

Himarë, Policia arreston në flagrancë shtetasit A.O dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur marketin e shtetasit V.L në Himarë.

Pas kontrollit fizik, në çantën e shtetasit A.O, shërbimet i gjetën të fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.

Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ll.I., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Policia bëri kapjen dhe arrestimi i tij pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë naekotike e dyshuar si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona arrestohen hajdutet himarë kanabis sarande arrestohen 3 persona arrestohen hajdutet himarë kanabis sarande

Sondazh

Poll