Bota

Tensionet në Veri, KFOR reagon sërish: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë

28 Maj 2019, 09:37 Nga DOSJA
Tensionet në Veri, KFOR reagon sërish: Jemi të gatshëm

KOSOVË- Pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës, ku forcat speciale ROSU po zhvillojnë një aksion për arrestimin e disa të dyshuarve si pjesë e krimit të organizuar dhe kontrabandës, ka reaguar sërish KFOR.

Me anë të një komunikate për shtyp, KFOR bën me dije se po e ndjek situatën me vëmendje dhe nëse i kërkohet nga shteti që të ndërhyjë, është i gatshëm që ta bëjë në mënyrë që të garantojë sigurinë e të gjithë komuniteteve.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

Sipas KFOR ky është një operacion policor pa përfshirjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës ndërsa bën thirrje për qetësi.

“Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë. Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”, përfundon komunikata.

Deklarata e plotë:

KFOR-i konfirmon se kjo është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës.

Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë. Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.

KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 30 të arrestuar 4 te plagosur aksion në veri të kosovës kfor tensione në kosovë 30 të arrestuar 4 te plagosur aksion në veri të kosovës kfor tensione në kosovë

Sondazh

Poll