Bota

Aksioni në Veri të Kosovës, Presidenti Thaçi mbledh Këshillin e Sigurisë

28 Maj 2019, 09:00 Nga DOSJA
Aksioni në Veri të Kosovës, Presidenti Thaçi mbledh

KOSOVË- Situata e tensionuar në Veri të Kosovës, ku gjatë një aksioni të policisë u plagosën 4 efektivë, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç vendosi Ushtrinë dhe Policinë Speciale në gatishmëri, Presidenti Hashim Thaçi ka mbledhur Këshillin e Sigurisë.

Mësohet se mbledhja po zhvillohet pa praninë e gazetarëve, ndërsa mediet vendase raportojnë se banorët e Veriut të Kosovës, kanë bërë rezistencë ndaj policisë.

Më herët Presidenti reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tha: 

“Institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Shpreh keqardhjen time për plagosjen e policit tonë në krye të detyrës dhe i uroj shërim sa më të shpejt. Në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë prapa grilave. Operacioni i sotëm policor është në të mirë të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe ftoj komunitetin serb në veri që ta ruajë qetësinë dhe ta përkrah luftën kundër krimit të organizuar. Forcimi i rendit dhe ligjit është jetik për barazinë e gjithë qytetarëve dhe përshpejton lëvizjen tonë drejt procesit të integrimeve euroatlantike! HTH”.

Kujtojmë se nga aksioni i njësisë ROSU në Kosovë, si në Veri ashtu edhe në pjesë të tjera të Kosovës, janë arrestuar më shumë se 30 persona si pjesë e krimit të organizuar. Në Veri pati rezistencë, e për pasojë janë plagosur 4 efektivë. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksion në veri të kosovës hashim thaci tensione në kosovë thaçi mbledh këshillin e sigurisë aksion në veri të kosovës hashim thaci tensione në kosovë thaçi mbledh këshillin e sigurisë

Sondazh

Poll