Bota

Tensionet në Veri të Kosovës, Kadri Veseli: Askush nuk do të shpëtojë nga dora e ligjit

28 Maj 2019, 09:21 Nga DOSJA
Tensionet në Veri të Kosovës, Kadri Veseli: Askush nuk do të

KOSOVË- Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar lidhur me aksionin e njësisë speciale ROSU në Veri të Kosovës dhe jo vetëm, ku deri më tani janë arrestuar mbi 30 persona, përfshirë edhe zyrtarë policor, ndërsa janë plagosur 4 efektivë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veseli shprehet se objektivi është garantimi i sundimit të ligjit.

“Nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës. Përgëzoj policët për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar. Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë”,- shkruan Veseli.

Më tej ai bën thirrje që qytetarët serbë në Veri të Kosovës, të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e propagandës politike.

“U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar. Unë i siguroj se, Republika e Kosovës, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie e feje dhe mbetet e angazhuar seriozisht për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj kudo ku jetojnë”,- thuhet në reagimin e Veselit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 30 të arrestuar 4 policë të plagosur aksion në veri të kosovës kadri veseli tensione në kosovë 30 të arrestuar 4 policë të plagosur aksion në veri të kosovës kadri veseli tensione në kosovë

Sondazh

Poll