Bota

Rëndohet bilanci në Kosovë, shkon në 4 numri i policëve të plagosur

28 Maj 2019, 08:27 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Kosovë, shkon në 4 numri i policëve

Katër polic janë plagosur gjatë aksionit në Veri e Jug të Mitrovicës, lajm ky i konfirmuar nga zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa për Gazetën Express.

Kujtojmë se forcat speciale ROSU të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar një aksion në Veri por edhe në pjesë të tjera të vendit, për arrestimin të dyshuarve si pjesë e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Në Veri policia është ndeshur me rezistencë nga banorët dhe personat e shpallur në kërkim, ku edhe ka pasur shumë të shtëna me armë. Nga të shtënat janë plagosur 4 persona. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksion në veri të kosovës plagosen 4 policë rritet numri i të plagosurve tensione në kosovë aksion në veri të kosovës plagosen 4 policë rritet numri i të plagosurve tensione në kosovë

Sondazh

Poll