Bota

Sulm me thikë ndaj një grupi nxënësish në Tokio, 3 të vdekur e 16 të plagosur

28 Maj 2019, 07:46 Nga DOSJA
Sulm me thikë ndaj një grupi nxënësish në Tokio, 3

Një grup nxënësih që prisnin autobusin u sulmua me thikë nga një person në një qytet në jug të Tokios.

Së paku 18 vetë u plagosën në një rrugë të banueshme në qytetin Kavasaki, ndërsa një 12-vjeçar dhe një 39-vjeçar janë të vdekur.

I dyshuari, në të 50-tat, e theri edhe veten në qafë dhe më pas u arrestua nga policia. Ai po ashtu vdiq nga plagët.

Motivi i sulmit nuk dihet. Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se 16 nga të plagosurit janë nxënëse.

Policia që shkoi në vend të ngjarjes gjeti dy thika.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ndodhet në Japoni në një vizitë shtetërore, shprehu lutje dhe keqardhjen e tij për viktimat.

Marrë nga REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 16 të plagosur 3 të vdekur sulm në tokio 16 të plagosur 3 të vdekur sulm në tokio

Sondazh

Poll