Bota

KFOR ‘i pëgjigjet’ Vuçiçit: Nuk ndërhyjmë, aksioni nuk po bëhet vetëm në Veri

28 Maj 2019, 08:48 Nga DOSJA
KFOR ‘i pëgjigjet’ Vuçiçit: Nuk

KOSOVË- KFOR i ka kthyer përgjigje në mënyrë indirekte presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, lidhur me paralajmërimin, se nëse BE nuk do të ndërhyjë në për largimin e njësive speciale ROSU nga Veriu i Kosovës, Serbia do të reagojë vetë.

Në një prononcim median serbe Tanjug zëdhënësi i KFOR Vincenzo Graso, ka thënë se ‘KFOR-i vetëm do ta vëzhgojë situatën”, ndërsa shton se ky është një aksion normal i Policisë së Kosovës.

“Operacioni i Policisë së Kosovës po ndodh me urdhër të Prokurorit të Kosovës dhe nuk po ndodh vetëm në veri si dhe nuk është i drejtuar vetëm kundër serbëve, por ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion”, shprehet Graso, ndërsa shton se po e përcjell situatën.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 30 të arrestuar 4 te plagosur aksion në veri të kosovës aleksander vucic kfor tensione në kosovë 30 të arrestuar 4 te plagosur aksion në veri të kosovës aleksander vucic kfor tensione në kosovë

Sondazh

Poll