Sport

Patrik Schick kërcënon Cristiano Ronaldon

3 Korrik 2021, 14:56 Nga DOSJA
Patrik Schick kërcënon Cristiano Ronaldon

AZERBAIXHAN – Kampionati Evropian është duke dhuruar spektakël të vërtetë që po mbahet në 11 shtete.“Euro 2020” është bërë edhe më i veçantë me praninë e shumtë të tifozëve në çdo ndeshje, të cilët kanë munguar nëpër stadiume për më shumë se një vit, për shkak të pandemisë.

Futbollistët, të cilëve iu ka munguar prezenca e tifozëve, po tentojnë të shijojnë çdo ndeshje dhe të dhurojnë spektakël, duke shënuar gola dhe dhuruar asiste në çdo ndeshje para adhuruesve të tyre.

“Luftë” e madhe po bëhet për çmimet individuale në këtë turne, në veçanti për atë të golashënuesit më të mirë.Cristiano Ronaldo, tashmë i eliminuar me Portugalinë, është për momentin golashënuesi më i mirë në Euro 2020 me pesë gola.Pas tij Karim Benzema dhe Patrik Schick kanë shënuar nga 4 gola.

Rrezik s’ka më nga Benzema me Francën të eliminuar, por rrezik ka nga Schick, i cili me Çekinë do të tentojë gjysmëfinalen përballë Danimarkës.Schick do të kërkojë patjetër golin për të barazuar CR7 dhe për ta kaluar atë deri në finale, pse jo – në futboll asgjë nuk dihet.

Raheem Sterling është një tjetër futbollistë që mund të kërcënojë Ronaldon për “Këpucën e Artë”.Ai deri më tani ka shënuar 3 gola, derisa nëse Anglia shkon në finale, ka edhe tri ndeshje para vetës për të shënuar më shumë.
Fillimisht sonte Anglia do të kërkojë gjysmëfinalen kundër Ukrainës, sfidë që zhvillohet nga ora 21:00.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 3 Korrik 2021, 13:12

Drejtori i Juventusit zbardh të ardhmen e Ronaldos

ITALI – Pavarësisht zërave të fundit që e shohin Cristiano Ronalon jashtë Italisë dhe në merkato, duket se ende nuk ka asgjë të sigurtë.Janë disa ekipe që përfl...

Sport 3 Korrik 2021, 08:34

Zyrtare, Etrit Berisha është portieri i Torinos

ITALI – Tashmë është zyrtare, Etrit Berisha është portieri i Torinos. Lajmi është publikuar nga vetë klubi torinez në faqen e tij zyrtare.Portieri kuqezi ...