Sport

“Copa America” / Peruja dhe Brazili, gjysmëfinalistët e parë…(Video)

3 Korrik 2021, 05:27 Nga DOSJA

BRAZIL – Në orët e vona të ditës së djeshme dhe mëngjesin e sotëm, janë luajtur edhe dy ndeshjet e para çerekfinale të “Copa America”, duke mësuar edhe emrat e parë të gjysmëfinalistëve të këtij eventi, i cili po zhvillohet në Brazil, pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë dhe shkallës së lartë të infeksionit në këtë zone të botës.

Peru-Paraguaji 3-3 (4-3p)

Peruja është gjysmëfinalisja e parë e “Copa America”, pasi mundi me penallti në çerekfinale, skuadrën e Paraguajit. Protagonisti i ndeshjes ishte sulmuesi Gianluca Lapadula i Beneventos, i cili shënoi një gol në pjesën e parë të ndeshjes që u mbyll me rezultatit 3-3 dhe me dy lojtarë të ndëshkuar me karton të kuq, nga për çdo skuadër. Koha shtesë e lojës nuk e ndryshoi rezultatit, kështu që u kaluar te penalltitë, ku peruanët gabuan dy herë, ndërsa paraguajanët tri herë. Kësisoj, me rezultatin e përgjithshëm 7-6, Peruja bëhet edhe gjysmëfinalisja e parë e “Copa America”.

#CopaAmérica ?

¡PARTIDAZO! Estas fueron las acciones destacas del gran encuentro entre @SeleccionPeru y la @Albirroja en Goiânia, donde la Bicolor avanzó a Semifinales tras la tanda de penales.

?? Perú ? Paraguay ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/z6bgJ5GmIP

— Copa América (@CopaAmerica) July 2, 2021

Brazili-Kili 1-0

Brazili është skuadra e dytë, që ka kaluar në gjysmëfinalet e “Copa America”. Ajo eliminoi me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Kilit. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Lucas Paqueta realizoi edhe golin e vetëm të ndeshjes, i cili i mjaftoi “seleçaos” të siguronte kalimin për më tej dhe të eliminonte Kilin. Në vijim, në gjysmëfinale, Brazili do të ndeshet me Perunë.

#CopaAmérica ?

Esses foram os lances destaques do jogo

Estas fueron las acciones más destacadas del partido

?? Brasil ? Chile ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/smP4mVuZFu

— Copa América (@CopaAmerica) July 3, 2021

Ndërkohë, sonte dhe nesër në mëngjes do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale: Uruguaji-Kolumbi dhe Argjentinë-Ekuador, në përfundim të cilave do të mësohet edhe çifti tjetër gjysmëfinalist i “Copa America”.                                                                                                 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina brazil copa america kili paraguajit peruja argjentina brazil copa america kili paraguajit peruja

Sondazh

Poll