Sport

De Bruyne: “Provuam gjithçka, eliminimi është përherë zhgënjim”

3 Korrik 2021, 08:48 Nga DOSJA
De Bruyne: “Provuam gjithçka, eliminimi është

GJERMANI – Mesfushori i Belgjikës, Kevin de Bruyne, pas ndeshjes në “Allianz Arena” ka deklaruar për BBC, se “Djajtë e Kuq” provuan gjithçka për të fituar kundër Italisë. Ndeshja përfundoi 2-1 për “Azzurrët”, duke e eliminuar Belgjikën nga vazhdimi i “Euro2020”, shkruan “Footballitalia”.

“Unë mendoj se kemi provuar gjithçka për ta fituar atë ndeshje, ata shënuan një gol fantastik, por i pari mund të ketë qenë një gabim nga ana jonë. Gjithsesi, ata kishin më shumë zotërim dhe nuk arritëm të shënonim, gjë që është turp. Eliminimi është gjithmonë një zhgënjim,”- është shprehur de Bruyne pas ndeshjes, duke mos e fshehur dëshpërimin.

Italia në gjysmëfinale të “Euro2020” do të përballet me Spanjën, e cila arriti që ta mposhtë Zvicrën në penallti, pasi që ndeshja përfundoi 1-1 pas 120 minutave në Shën Peterburg.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “djajtë e kuq” allianz arena belgjika euro2020 italia kevin de bruyne “djajtë e kuq” allianz arena belgjika euro2020 italia kevin de bruyne

Sondazh

Poll

Sport 3 Korrik 2021, 08:34

Zyrtare, Etrit Berisha është portieri i Torinos

ITALI – Tashmë është zyrtare, Etrit Berisha është portieri i Torinos. Lajmi është publikuar nga vetë klubi torinez në faqen e tij zyrtare.Portieri kuqezi ...