Sport

Southgate: “Ukraina është një sfidë, por nuk është ‘Everesti’ ynë”

3 Korrik 2021, 08:34 Nga DOSJA
Southgate: “Ukraina është një sfidë, por nuk

ITALI – Në orën 21:00, në “Olimpico” të Romës, Ukraina do të përballet me Anglinë, për të përcaktuar skuadrën e cila do të kalojë në gjysmëfinalet e “Euro2020”. Në konferencën për shtyp, para këtij takimi “problematik”, trajneri anglez Gareth Southgate, ka vlerësuar punën e trajnerit Shevchenko, i cili e ka transformuar për mire ekipin e tij.

“Ukraina është një skuadër e mirë, jam vërtet i mahnitur me atë se çfarë ka bërë Andriy. Ata patën disa rezultate të pafavorshme në vjeshtë gjatë Nations League, por megjithatë u rikthyen dhe kanë marrë një rezutlat të mirë ndaj Francës, në kualifikimet për Botëror dhe këtë javë eliminuan Suedinë”,– deklaroi ai.

“Nëse do t’iu lejojmë dhe do t’iu japim hapësirë, ata do të luajnë sepse kanë disa sulmues tejet të rrezikshëm. Ne kemi arritur në një sfidë, por ai nuk është Everesti ynë që e kemi objektiv, ne duam më shumë”,- përfundoi Gareth Southgate.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “olimpico” euro2020 gareth southgate “olimpico” euro2020 gareth southgate

Sondazh

Poll