Sport

Nuk ka lajme të mira nga infermieria, ja sa do të mungojë Spinazzola

3 Korrik 2021, 07:48 Nga DOSJA
Nuk ka lajme të mira nga infermieria, ja sa do të mungojë

ITALI – Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola u dëmtua mbrëmjen e kaluar në ndeshjen mes Italisë dhe Belgjikës. Ai pësoi një dëmtim të rëndë, të tendinës së Akilit, në minutën e 78-të të ndeshjes dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Spinazzola, në një duel me Hazard, në spint e sipër, u detyra të ndalojë duke bërë menjëherë me shenjë për t’u zëvendësuar nga pankina, se ai duhej të ndërrohej, pasi ishte e qartë menjëherë se ky ishte një dëmtim i rëndë.

Mbrojtësi i Romës ishte në lot kur u muar me barelë dhe tashmë mësohet se ai ka pësuar një dëmtim në tendinën e Akilin, problem i cili mund të mbajë mbrojtësin për shumë muaj jashtë fushës.

Spinazzola u zëvendësua nga Emerson Palmieri, i cili ka shumë të mundësi të vazhdojë në të majtë kur Italia të luajë Spanjën në gjysmëfinale të garës. Spinazzola mund të jetë jashtë për pothuajse katër muaj.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll