Aktualitet

“Mos e rr** k***, nesër e ke bobin aty”/ Zbardhen bisedat telefonike për shumën 2 mijë euro të prokurorit të Kukësit

3 Korrik 2021, 09:26 Nga DOSJA
“Mos e rr** k***, nesër e ke bobin aty”/ Zbardhen bisedat

Kryeprokurori i përkohshëm i Kukësit, Edmond Karriqi i cili u arrestua tre ditë më parë nga SPAK dyshohet se ka kërkuar nga të afërmit e të hetuarit prej tij, Ramadan Dedja 2 mijë euro për të dhënë një masë sigurimi në favor të tij.

Ai i ka përdorur si ndërmjetësues Emirjan Beun dhe Isuf Gegën. Dritan Dedja kërkonte lirimin e djalit të tij Ramadan Dedja.

Në dosjen që disponon Top Channel, thuhet se Dritan Dedja pasi ka tërhequr shumën 2000 euro përmes dy personave të mësipërm ka krijuar kontakt të drejtpërdrejtë me prokurorin kariqi.

Pas takimit Dritan Dedja, flet me babanë dhe i thotë:

D.Dedja: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.

Rr.Dedja: Sigurtë?

D.Dedja: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato

Rr.Dedja: Hajt mirë, ia çove krejt ti?

D.Dedja: Krejt, krejt.

Rr. Dedja: Hajt bukur, çao.

Pas këtij komunikimi Dritan Dedja ka pasur edhe komunikime rtë tjera që lidheshin me shumën e parave.

Ai gjithashtu komunikon edhe me të arrestuarin ku i thotë, “pata ca punë, takova ca njerëz, mirë mirë fare”.

Isuf Gega ka komunikuar me Emirjan Beun ku i ka treguar për takimin e ditës së kaluar, se janë ulur me robin e huaj, duke nënkuptuar prokurorin e çështjes, pra Kariqin.

Në datën 29.11.2019 Dritan Dedja komunikon me Rrahim Dedjan ku i thotë: “Të hënën do t’ia çojmë, të martën mund t’i qisi ata, thashë të hënën do t’ia çojmë me cu lekët, T’i mbledhim ata të tjerët”.

Rrahim Dedja komunikon se lekët janë gati dhe se nuk janë duke i mbajtur./ Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond karriqi edmond karriqi

Sondazh

Poll