Aktualitet

Parandalohet KRIMI në familje, burri kanos me armë ish-gruan në Tiranë, policia arrin në kohë, i merr armën dhe arreston

3 Korrik 2021, 09:09 Nga DOSJA
Parandalohet KRIMI në familje, burri kanos me armë ish-gruan në

TIRANË– Një krim i mundshëm brenda një familje në Tiranë, është parandaluar nga policia. Alfred Merko, 43-vjeç, i pajisur me armë është nisur drejt banesës së ish-bashkëshortes së tij. Synimi i tij që të vriste ish-partneren fatmirësisht nuk u krye, pasi policia sapo u njoftua për adresën e çiftit, parandaloi ngjarjen e mundshme kriminale.

Policia arrestoi në flagrancë Merkon, i cili tashmë do të përballet me veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

NJOFTIMI:

Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje. Kanosi me armë zjarri ish-bashkëshorten, vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred merko burri tenton te vrase gruan parandalohet krimi ne familje tirane alfred merko burri tenton te vrase gruan parandalohet krimi ne familje tirane

Sondazh

Poll