Aktualitet

Kokainë dhe para në banesë/ Operacioni “Blloku” arreston 39-vjeçarin në Tiranë, nën hetim motra e tij

3 Korrik 2021, 08:49 Nga DOSJA
Kokainë dhe para në banesë/ Operacioni “Blloku”

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar Marsel Dokun, 39-vjeçarin që akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve. Sipas uniformave blu pas finalizimit të operacionit “Blloku” u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” motra e tij K. D., 61 vjeçe.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Blloku” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marsel doku operacioni blloku marsel doku operacioni blloku

Sondazh

Poll