Aktualitet

Transportonte 93 celularë kontrabandë me mjetin ‘Citroen’, policia arreston 53-vjeçarin në Fier

3 Korrik 2021, 08:46 Nga DOSJA
Transportonte 93 celularë kontrabandë me mjetin ‘Citroen’,

FIER-Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi është kapur duke transportuar mallra kontrabndë.

Në pranga ka rënë N. G., 53 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohen aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. G., 53 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale“Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 53-vjeçari ne fier mallra kontrabande ne fier arrestohet 53-vjeçari ne fier mallra kontrabande ne fier

Sondazh

Poll