Sport

Pas Spanjës! Italia mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

2 Korrik 2021, 20:57 Nga DOSJA
Pas Spanjës! Italia mposht Belgjikën dhe kalon në

GJERMANI-Italia feston kualifikimin në gjysmëfinale në tokën e gjermanëve. Skuadra e Mancinit vazhdon pathyeshmërinë duke mposhtur Belgjikën me shifrat 2-1. Një pjesë e parë që foli për italianët të cilët gjetën golin në minutën e 13′ me Bonuccin, por ky i fundit ndodhej në pozicion jashtë loje, pas ndërhyrjes së VAR.

Megjithatë goli nuk do të vononte, pasi Barella do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 31′. Italia mori epërsi të dukshme dhe shënoi të dytin me Insignen në minutën e 43′.Festa e sulmuesit të Napolit zgjati shumë pak, sepse Lukaku 2 minuta më vonë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol, pavarëisht rasteve që krijuan belgët me Lukakun, apo Dokun. Italia shkon në gjysëmfinale dhe do të përballet me Spanjën, takim që do të luhet në “Wembley”

(E.Ç/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 itali-belgjike euro 2020 itali-belgjike

Sondazh

Poll