Sport

E pret biletën E PARA! Spanja kualifikohet në gjysmëfinalen e EURO 2020, mund Zvicrën me penallti

2 Korrik 2021, 18:45 Nga DOSJA
E pret biletën E PARA! Spanja kualifikohet në gjysmëfinalen e

RUSI– Spanja është kualifikuar për në gjysmëfinalen e EURO 2020-s dhe ka mundur Zvicrën e shqiptarëve në Shën Petërburg të Rusisë.

120 minuta nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e çiftit Zvicër-Spanjë, dhe skuadra që siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e EURO 2020 u përcaktua nga 11-metërshat. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 77-të, Spanja e mundi Zvicrën me rezultatin 3-1.

Koha e rregullt e ndeshjes mes Spanjës dhe Zvicrës u mbyll me rezultatin 1-1. Spanja do të luajë në gjysmë finale me fituesin e çiftit Belgjikë-Itali.

Spanja shënoi e para pas tetë minutash lojë. Sfida u barazua në minutën e 68-të me futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili realizoi për zviceranët, i treti gol për të në këtë Evropian.

Në minutën e 77, Freuler e la Zvicrën me 10 lojtarë. Edhe minutat shtesë nuk prodhuan gola, pavarësisht se tentative pati. Ndeshja shkoi me penallti, e dyta për këtë Evropian. . Shar, Akanji dhe Vargas humbën radhazi gjuajtjet e tyre dhe i dhanë fitoren Spanjës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 spanje-zvicer euro 2020 spanje-zvicer

Sondazh

Poll