Bota

Kurti takime me zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së: Diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

2 Korrik 2021, 20:24 Nga DOSJA
Kurti takime me zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së: Diskutuam për

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me Ministen e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla është takuar ditën e sotme se Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, Përfaqësuesin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer si dhe me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim është bërë pas mbarimit të Samitit të Prespës që u mbajt ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Telegrafi shkruan se në takim është palët kanë diskutuar mbi vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla janë takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me të cilin kanë diskutuar për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe nisjen e procesit të ri të dialogut”, njofton Zyra e Kryeministrit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti matthew palmer miroslav lajčák philip reeker albin kurti matthew palmer miroslav lajčák philip reeker

Sondazh

Poll

Bota 2 Korrik 2021, 17:09

KOSOVË- 955 zyrtarë publik në Kosovë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë. Gazeta Ekspress shkruan se në mesin e personave që do tu nënshtrohen këtij ...