Bota

Aksident me motor në Greqi, humbin jetën 3 persona

2 Korrik 2021, 18:54 Nga DOSJA
Aksident me motor në Greqi, humbin jetën 3 persona

GREQI- Dy të rinj dhe një i moshuar në Greqi kanë humbur jetën ditën e sotme për shkak të një aksidenti rrugor. Protothema shkruan se të rinjtë që kanë humbur jetën kanë qënë përkatësisht të moshave 20 dhe 16 vjeç ndërsa i moshuari ka qënë një 80-vjeçar.  

Aksidenti u shkaktua nga dy të rinjtë të cilët po udhëtonin me motor, ku përplasën të moshuarin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kefalonia, ku shkak për aksidentin mendohet se është shpejtësia tej mase e 20-vjeçarit me motor. 

Ndërkohë që pas ngjarjes familjarë dhe miqë të viktimave kanë shkuar për të hedhur lule dhe ndezur qirinj në vendin që ndodhi aksidenti. Varrimi i të tre personave që humbën jetën do të bëhet ditën e nesërme. Sipas mediave greke fëmiljarët e viktimave janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aksident në greqi humbin jeten 3 persona aksident në greqi humbin jeten 3 persona

Sondazh

Poll

Bota 2 Korrik 2021, 17:09

KOSOVË- 955 zyrtarë publik në Kosovë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë. Gazeta Ekspress shkruan se në mesin e personave që do tu nënshtrohen këtij ...