Bota

Në Shqipëri nuk u takua me Metën për shkak të ‘axhendës’, Reeker bisedon me Presidentin maqedonas: Ja kemi bërë të

2 Korrik 2021, 16:48 Nga DOSJA
Në Shqipëri nuk u takua me Metën për shkak të

MAQEDONIA E VERIUT- Zëvëndës ndihmës sekretari për Europën në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker është takuar ditën e sotme me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Dy ditë pasi vizitoi Shqipërinë, Reeker ka gjetur kohë të bisedojë me Kreun e Shtetit të Maqedonisë së Veriut, ndryshe nga ç’ndodhi me Presidentin Ilir Meta, të cilin nuk e takoi dot, për ‘arsye axhende’.

Rel shkruan se Reeker bisedoi me Pendarovskin për forcimin e partneritetit të dy vendeve si dhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Pendarovski u shpreh se mos anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE reflekton negativisht mbi situatën politike në vend, pasi vendi i tyre, sipas Presidentit i ka mbushur të gjitha kushtet e nevojshme.

“Anëtarësimi në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe Bashkimi Evropian duhet të gjejë një mënyrë për të vlerësuar atë që është bërë deri më tani dhe të mundësojë zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave rrit euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vend”, tha Pendarovski.

Ndërsa Reeker në anan tjetër u shpreh se beson se Maqedonia e Veriut do t’i nisë shumë shpejt bisedimet me BE-së, ndërkohë që më tej tha se SHBA ia ka bërë të qartë Bollgarisë se procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE duhet që të vazhdojë.

“Maqedonia e Veriut është në rrugën për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE. Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë. Ne ia kemi bërë të qartë Qeverisë bullgare, si dhe një numri të anëtarëve të BE-së se ky proces duhet të ecë përpara… Por, ne kemi besim se kjo do të ndodhë. Diplomacia mund të sjellë një ndryshim të madh, duke ndihmuar vendet të gjejnë mënyra për t’i zgjidhur problemet dhe për të bërë përparim”, tha Reeker.

Dy ditë më parë Reeker vizitoi Shqipërinë. Ai u takua me kryeministri Edi Rama, Kryedemokratin Lulzim Basha si dhe Princin Leka. Me kreun e Shtetit, zyrtari i DASH nuk realizoi asnjë takim. Në një pronocim për Zërin e Amerikës, një zyrtar i Ambasadës Amerikanë, u shpreh se Reeker nuk e takoi Metën për ‘arsye axhende’, pa dhënë më shumë detaje. Ndërsa zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi tha se në Presidencë nuk ishte depozituar asnjë kërkesë për takim.

LAJMI KRYESOR: Forumi i Prespës- Puthje e përqafime, por ‘tregohen dhëmbët’ për mini-Shengenin/ Provokon Rama: Ne s’po i lutemi BE-së, do fokusohemi në rajon! Nuk jemi të depresionuar, ata po

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni forumi i prespes lir meta philip t. reeker stevo pendarovski forumi i prespes lir meta philip t. reeker stevo pendarovski

Sondazh

Poll