Bota

Brnabic në Forumin e Prespës: Duam të anëtarësohemi në BE por jo në NATO 

2 Korrik 2021, 19:33 Nga DOSJA
Brnabic në Forumin e Prespës: Duam të anëtarësohemi

SERBI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka thënë se heqja e Romingut në Ballkanin Perëndimor është një nga gjërat, në të cilën përfitues janë qytetarët e vendeve. Novosti shkruan se Brenabic gjithashtu foli për dialogun Kosovë-Serbi në Forumin e Prespës, ku u shpreh se vazhdimi i grindjes së vendeve të rajonit nuk i sjell dobi askujt.

“Këtë ua kemi borxh brezave të ardhshëm dhe vazhdimi i grindjes në rajon nuk i sjell mirë askujt”, tha Brnabic.

Kryeministrja më tej foli edhe për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke thënë se këtë gjë ata e duan dhe se do të punojnë për këtë, ndërsa për anëtarësimin në NATO, Brenbic tha se duan që të jenë një shtet ushtarak neutral.  

“Ne duam të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian, por jo në NATO. Ne jemi një shtet ushtarak neutral që kemi marrëdhënie të mëdha bilaterale me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat,” theksoi Brnabic.

Ajo më tej shtoi se të gjitha vendet e BP duhet që të vazhdojnë të bëjnë atë që është e nevojshme në drejtim të vazhdimit të rrugës evropiane, si dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Çfarëdo që të bëni, bie në faktin se secili shtet anëtar vendos individualisht nëse është bërë përparim, dhe pasi bëhet një proces gjithnjë e më kompleks dhe i ndërlikuar dita ditës,” deklaroi Brnabić.

LAJMI KRYESOR: Forumi i Prespës- Puthje e përqafime, por ‘tregohen dhëmbët’ për mini-Shengenin/ Provokon Rama: Ne s’po i lutemi BE-së, do fokusohemi në rajon! Nuk jemi të depresionuar, ata po

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ana brnabic forumi i prespes ana brnabic forumi i prespes

Sondazh

Poll

Bota 2 Korrik 2021, 17:09

KOSOVË- 955 zyrtarë publik në Kosovë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë. Gazeta Ekspress shkruan se në mesin e personave që do tu nënshtrohen këtij ...