Bota

2 Korrik 2021, 17:09 Nga DOSJA

KOSOVË- 955 zyrtarë publik në Kosovë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë. Gazeta Ekspress shkruan se në mesin e personave që do tu nënshtrohen këtij kontrolli janë Albin Kurti Vjosa Osmani, Jahja Kokaj, Armend Muja, Fjolla Ujkani, Mimoza Kusari-Lila, Mefail Bajqinovci, Fitim Uka, Fatmir Humolli, Valon Ramadani Të gjithë emrat e mësipërm janë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nga PDK-ja janë Blerta Deliu Kodra dhe Ferat Shala.

Nga LDK- janë deputetet Vlora Dumoshi dhe Anton Quni, ndërsa nga AAK-ja është Albana Bytyqi. Nga Grupi Parlamentar Multietnik janë deputetet Fidan Jilta dhe Samra Iljazi ndërsa Lista Serbe është Jasmina Dediç.

Ndërkohë që ndër njerëzit që gjithashtu do të hetohen për deklaratën që kanë bërë rreth pasurisë është edhe gruaja e ish-Presidentin Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi.

“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, tha kreu i Agjensisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Të gjithë zyrtarët dhe deputetët në Kosovë i janë nënshkruar deklarimit të pasurisë. Nga të gjithë personat që deklaruan pasuritë e tyre 955 zyrtarë nuk kanë bindur dot Agjensinë kundër Korrupsionit dhe do ti nënshtrohen hetimit. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albulena haxhiu ardian gjini blerta deliu fjolla ujkani hashim thaci lumnije thaçi mefail bajqinovci mimoza kusari-lila shaip havolli albin kurti albulena haxhiu ardian gjini blerta deliu fjolla ujkani hashim thaci lumnije thaçi mefail bajqinovci mimoza kusari-lila shaip havolli

Sondazh

Poll