Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, Berisha: U dha mësimin e merituar balozëve të drogës, Rama-Veliaj-Fusha
2 Korrik 2021, 19:55Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si një fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot anuloi Ligjin Special dhe vendimin për nisjen e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.
Në një status në Facebook, Berisha shkruan se ky vendim i dha mësimin e merituar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Fusha, të cilët ish-kryeministri i quan balozë të drogës.
“Aleanca qytetare ngadhenjeu mbi drogen, krimin e bandes Rama-Veliaj-Fusha! Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtesine.Ndaj le tju percjellim nje pershendetje te perzemert heronjve te Aleances Qytetare qe me qendresen e tyre epike u dhane mesimin e merituar balozeve te droges dhe krimit kombetar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha. Kjo bande kriminale duhet te pesoje sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombetar. Ajo duhet te shkaterrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindertohet nga e para ashtu siç ishte, per te rivendosur ne pjedestalin e merituar vleren e tij kombetare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtesve te tij heroik! Sb”- shkruan Berisha.
Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Sindikata e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, Si...
MAMURRAS– Tre hektarë pyll kryesisht me dushk e lis janë shkrumbuar pasditen e sotme nga një zjarr i fuqishëm. Pas Elbasanit, Gjirokastrës e Tomorrit, fla...
VLORË– Banorët e pallatit 39 në rrugën Hasan Kushta në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës ankohen në Fiks Fare se janë futur në shtëpitë e tyre q...
TIRANË– Agustin Deda, një nga ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, emri i të cilit doli në operacionin e zhvilluar sot me kodin ‘Shpirti”, ka mohua...
SELENICË– Banorët e fshatit Bashaj, në Selenicë, i janë drejtuar emisionit “Fiks Fare” për shkak të problemeve që kanë me ndarjen e kullotave. Sipas ...
GJIROKASTËR– Një mjet Mercedes Bens me targë AA668DK ka marrë flake, teksa udhëtonte nga Tirana për në drejtim të Sarandës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ...
GREQI- Media greke Slpress i ka kushtuar një artikull shërbimit sekret në tre vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ndër ta është edhe Shqipëria. Në shkrimin e saj ...