Aktualitet

“Më keni nxirë jetën!” Kunati i plagosi gruan me çifte, flet burri nga Vlora: Ik se s’kam punë me ty më tha, më sht

2 Korrik 2021, 19:46 Nga DOSJA
“Më keni nxirë jetën!” Kunati i plagosi gruan me

VLORË– Bektash Hoxha, bashkëshorti i Bukuroshe Hoxhës, 66-vjeçares që u plagos me çifte nga vëllai i saj pasditen e sotme ka treguar se si ka nisur i gjithë sherri.

Në një prononcim për mediat, Hoxha tregon se e gjithë ngjarja ka nisur pasditen e sotme kur kunati i tij, Seit Danaj kishte nxjerrë çiften. Vetë Hoxha kishte menduar se do të shkonte të gjuante për lepuj, por Danaj kishte qëlluar të motrën.

“Ishim duke qëndruar në këtë pjesë të shtëpisë, ai ishte këtu pranë, i dehur me raki. Nusja e djalit i tha nëse a dëshironte t’i bënte një kafe, ai nuk pranoi. E motra i tha që çfarë ke, s’të bëmë gjë. Ai i tha më keni bërë dëm, ishte me çifte, e kishte të mbushur plot. Çiften e kishte në dorë, se do të shkonte për gjah, mendova se do gjuante lepuj. Ai vazhdimisht thoshte më keni bërë dëm. E motra iu përgjigj ‘se çfarë të kemi bërë, pse të kemi mbajtur me bukë 1` vit e gjysmë?’ Ai vijonte duke thënë ‘më keni nxirë jetën, ik do të vrasë i kishte thënë. E motra iu përgjigj duke i thënë se ‘nëse ke ndërmend të më qëllosh më qëllo’. Nuk ia mori mendja që do të qëllonte me të vërtetë. Unë isha këtu, ai më largoi, më tha s’kam punë me ty, por me motrën time. As mua s’ma mori mendja që do të qëllonte. Ai e qëlloi për ta vrarë,”- tha Hoxha.

Danaj është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa Hoxha ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bektash hoxha bukuroshe hoxha seit danaj vellai qellon motren me cifte ne vlore bektash hoxha bukuroshe hoxha seit danaj vellai qellon motren me cifte ne vlore

Sondazh

Poll