Aktualitet

Iu pre fletë-arresti në operacionin “Shpirti”, flet një nga ish-truprojat e Tahirit: Po punoj në ndërtim, s’kam lidhj

2 Korrik 2021, 19:01 Nga DOSJA
Iu pre fletë-arresti në operacionin “Shpirti”, flet

TIRANË– Agustin Deda, një nga ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, emri i të cilit doli në operacionin e zhvilluar sot me kodin ‘Shpirti”, ka mohuar të ketë lidhje me drogën. Disa orë pasi u pre fletë-arresti në emrin e tij, në një intervistë me gazetaren Klodiana Lala për Balkanweb, Deda që njihet dhe me emrin Paul është shprehur se si ndodhet jashtë shtetit ku po punon në ndërtim për të siguruar para për familjen e tij, pasi siç shprehet, është edhe baba i një djali.

Akuzat që ka trafikuar hashash në bashkëpunim me Eltjon Bregun, Deda i mohon totalisht dhe shton se personi në fjalë është një mashtrues që ka përfituar nga emrat e shumë personave. Deda tregon më tej se ka punuar për tre vite rresht me Tahirin dhe se është shkatërruar komplet kur ish-ministri është akuzuar gjithashtu. Ai shton se pas këtyre akuzave ka vendosur të tërhiqet e të shkojë jashtë vendit, për të punuar. Gjithsesi, i akuzuari shprehet se do të vijë në Shqipëri për të sqaruar pozicionin e tij.

INTERVISTA:
Klodiana Lala: Sa vite keni punuar me Saimir Tahirin?
Agustin Deda Kam qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit për 3 vite e gjysmë, bashkë me Hekuran Markun, të cilin e kam mik.

Klodiana Lala: A e njihni shtetasin Eltjon Bregu, për të cilin SPAK thotë se ju keni bashkëpunuar për trafikimin e mbi 1 mijë kg hashash?
Agustin Deda Eltjon Bregun e njoh si mashtruesin më të madh në Shqipëri, i cili ka përfituar jo vetëm në emrin tim, por edhe të shumë personave të tjerë. Kemi punuar me të në Kombinat. Unë nuk kam e shok dhe nuk kam pasur lidhje direkte me të, por di që më herët ka qenë në burg.

Klodiana Lala: Po me shtetasit Ferhat Ajdini dhe Seferi a keni pasur njohje dhe kontakte, pasi ato janë dy skafistët që kanë dëshmuar kundër jush?
Agustin Deda Nuk i njoh dhe as nuk e kam idenë kush janë ata. Ju takon atyre të sqarojnë pozicionin tim dhe të vërtetën. Nuk kam bërë asgjë dhe nuk jam përfshirë në aktivitet kriminal. U tërhoqa nga puna, për shkak të sulmeve që nisën ndaj meje. Unë jam demoralizuar edhe kur u akuzua Tahiri, u shkatërrova. Jam duke punuar në ndërtim jashtë vendit për të siguruar të ardhura për familjen time, pasi jam baba i një djali.

Klodiana Lala: Si i cilësoni akuzat?
Agustin Deda Janë akuza të pabaza. Jam i pastër dhe nuk kam bashkëpunuar kurrë me askënd për të trafikuar drogë. Na bënë neve më të fortë se Edi Rama dhe këto janë sulmet për të rënduar pozitën e Saimir Tahirit. Duke përmendur emrat tonë, po shmangin vëmendjen nga zyrtarë policie apo persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Klodiana Lala: A do t’i dorëzoheni drejtësisë?
Agustin Deda Do të dorëzohem të sqaroj pozicionin tim, sepse nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Dua të jetoj i lirë në Shqipëri, ku kam kontribuar.

Agustin Deda është vetëm një nga 38 emrat për të cilët u prenë fletë-arrestet në kuadër të operacionit “Shpirti” dhe akuzohen për trafik të narkotikëve. Deda u akuzua bashkë me ish-kolegun Hekuran Marku, i cili ka qenë gjithashtu truproja e ish-ministrit Tahiri. 

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda operacioni shpirti agustin deda operacioni shpirti

Sondazh

Poll