Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Sindikata e Kosovës: Është fitore e drejtësisë mbi padrejtësinë  

2 Korrik 2021, 19:53 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Sindikata e Kosovës:

KOSOVË- Sindikata e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, Sindikata shkruan se ky vendim tregon se shembja e teatrit ishte një veprim anti-kushtetues si dhe kundra ligjit. Në postim më tej shkruhet se ky vendim është një fitore e drejtësisë mbi padrejtësinë dhe se vendimi duhet që të respektohet deri në fund. 

Postimi i Plotë:

Urime triumfi i drejtësisë! Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, përshëndetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i cili verteton së shëmbja e godinës së Teatrit Kombëtar, ishte veprim antikushtetues dhe i kundërligjshëm. Kjo fitore e drejtësisë mbi padrejtësinë, është sadisfaksion moral për të gjithë ata qëndrestarë, që inicuan dhe i ndejtën besnik kësaj kauze, por është edhe mësim për klasën politike autoritare, që shtetin të mos e shoh si pronë personale, por ta konsideroi pronë qytetare.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, do të ketë kuptim vetëm nëse zbatohet në përpikëri, ku instancat tjera ligjzbatuese do të vëjnë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë akterët relevant të cilët në kundershtim me kushtetutën shëmbën këtë godinë të trashëgimisë kulturore dhe historike. Më këtë vendim Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që vertetoi se drejtësia në Shqipëri nuk ka vdekur, por ajo mbajti gjallë shpresat e qytetarëve shqipëtarë, së Ajo do të bëhet ashtu siç do të bëhet dhe ringritet godina e Teatrit Kombëtar. Urime ?!

LAJMI KRYESOR: TEATRI FITOI! Kushtetuesja pezullon ndërtimin e godinës së re dhe Ligjin Special: Veprimet e qeverisë dhe të Bashkisë Tiranë janë antikushtetuese. Artistët dhe Opozita: Të flasë SPAK. Veliaj: Të ecim para

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri teatri kombetar gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri teatri kombetar

Sondazh

Poll