Aktualitet

Është i qëllimshëm! Zjarri në Mamurras përpin tre hektarë me dushk e lis, rrezikohen banesat

2 Korrik 2021, 19:38 Nga DOSJA
Është i qëllimshëm! Zjarri në Mamurras përpin tre

MAMURRAS– Tre hektarë pyll kryesisht me dushk e lis janë shkrumbuar pasditen e sotme nga një zjarr i fuqishëm. Pas Elbasanit, Gjirokastrës e Tomorrit, flakët tani janë afruar dhe në Mamurras, ku kanë përpirë tre hektarë me pemë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë ndëryhyrje për neutralizimin e flakëve. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërkohë flakët vijojnë të përparojnë dhe mund të rrezikojnë banesat që ndodhen në këtë zonë.

Pyjet e Elbasanit, Gjirokastrës, Kalimashit, e Tomorrit janë përfshirë gjithashtu nga flakët. Situate më dramatike është në Malin e Tomorrit, ku zjarri vijon prej pesë ditësh.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mamurras zjarr ne mamurras mamurras zjarr ne mamurras

Sondazh

Poll