Aktualitet

Ali Refatllari: Petrit Gaçja, mendja e shkëlqyer që themeloi e drejtoi shërbimin e kardiokirurgjisë, çdo mëngjes na thosh

2 Korrik 2021, 18:37 Nga DOSJA
Ali Refatllari: Petrit Gaçja, mendja e shkëlqyer që themeloi e

Ali Refatllari: Petrit Gaçja, mendja e shkëlqyer që themeloi e drejtoi shërbimin e kardiokirurgjisë, çdo mëngjes na thoshte…kujdes djema, mos harroni se pacienti është i shenjtë

TIRANË– Profesor doktor Ali Refatllari ka bërë një shkrim për Petrit Gaçjën, të cilin e konsideron si mendjen e shkëlqyer që ka themeluar e drejtuar shërbimin e kardiokirurgjisë.

Në shkrimin e publikuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Refatllari kujton shprehje ne parë që thoshte Gaçja sapo futej në spital, që askush të mos harronte se pacienti është i shenjtë. Edhe pse Gaçja ka 25 vite që ka ndërruar jetë, për Refatllarin mbetet mjeshtër i madh i mjekësise dhe veçanërisht i kardiokirurgjisë mbetet në panteonin e heronjve të mjekësisë shqiptare.

Shkrimi nga prof.dr. Ali Refatllari

Prof. Petrit Gaçja përfaqëson denjësisht emrin e shkencëtarit, dijetarit erudit, mjekut humanist dhe novator, simbolin e ndershmërisë në historinë e gjatë të mjekësisë shqiptare. Pas përfundimit të studimeve pata fatin e madh të emërohem kardiokirurg në klinikën e parë të kirurgjisë së përgjithshme të spitalit nr. 2 ku kryhej edhe kardiokirurgjia. Shef katedre dhe klinike ishte prof. Petrit Gaçja. Prof.Gaçja, një natyrë shumë autoritare dhe e ftohtë në dukje, ishte një njeri me shpirt shumë të gjerë dhe të dhimbsur.

Prof. Gaçja edukonte brezin e ri të studentëve dhe mjekëve jo vetëm me fjalë, por kryesisht me vepra. Deviza e tij ishte “I sëmuri është i shenjtë”. Duke respektuar me një rigorozitet për t’u pasur zili kodin e Hipokratit ai i përkushtohej deri në sakrifica të sëmurit. Duke qenë “open mind man” prof. Gaçja vlerësonte shumë punën në ekip. Ai jo vetëm hodhi themelet e kardiokirurgjisë, por është autor i parë i të gjithë spektrit të operacioneve kardiake që nga operacionet më të thjeshta e deri tek T4F dhe bypassi koronar. Një nga karakteristikat dalluese të tij ishte ndihmesa e veçantë që i kushtonte kolegëve të tij, sidomos atyre më të rinj në moshë dhe profesion. Duke folur nga eksperienca personale, veçanërisht në kirurgjinë e bypassit koronar, të cilës i kam kushtuar një etapë shumë të gjatë të karrierës sime si kardiokirurg, prof. Petrit Gaçja ka dhënë një ndihmesë të veçantë në zhvillimin e kësaj kirurgjie. Ai realizoi për herë të parë në vendin tonë bypasssin koronar (në vitin 1985) duke kryer 4 rastet e para; kjo proçedurë u ndërpre për arsye objektive dhe subjektive.

Rifilllimi i kirurgjisë koronare në vitin 1992, do ishte i pamundur pa ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të prof. Petritit. Unë pata fatin të isha i përzgjedhuri i prof. Petrit Gaçes për t’u specializuar dy muaj në lidhje me teknikat moderne të bypassit koronar në spitalin Ëestcester, Neë York. Në fund të trajnimit u ktheva në Shqipëri bashkë me një ekip të këtij spitali qe kryesohej nga një prej pionierëve të kardiokirurgjisë botërore George Reed. Gjatë 2 javëve të qëndrimit të tyre në Tiranë u kryen me kualitet të lartë 10 operacione bypassi koronar nga mjekët shqiptarë të asistuar nga koleget amerikanë. Prof. Reed u miqësua shumë me prof.Gaçen dhe mbeti i mrekulluar jo vetëm nga kultura mjekësore e Gaçes por edhe nga kultura e përgjithshme shumëplanëshe e tij. Prof. Reed shpesh me thoshte se edhe klinika kardiokirurgjikale të njohura europiane e më tej do ta kishin për nder të drejtoheshin nga prof. Gaçja. Ai ishte shkencetar novator.

Në rast se në botë në vitin 1960 u krye zëvendësimi i parë valvular nga dr. Starr në Amerikë, prof. Gaçja e kreu në Tiranë në vitin 1980. Ishte pikërisht vullneti i palëkundur, talenti i rrallë, largpamësia, guximi, sakrifica, veç njohurive të thella shkencore të prof. Gaçes që bënë të mundur krijimin dhe zhvillimin e kardiokirurgjisë në vendin tonë. Aktiviteti i jashtëzakonshem kirurgjikal i prof. Gaçes me seriozitetin e tij, erudicionin mjekësor, pasionin e pashterur për kirurgjinë, aftësinë për të krijuar dhe punuar në ekip, më kujton gjithnjë një shprehje të kardiokirurgut me famë botërore prof.Yacoub. Çelësi i suksesit në kardiokirurgji është “Hard ëork, team ëork and vision”. Sot, në hyrje të spitalit të kirurgjisë kardiovaskulare qëndron me madhështi bazorelievi i prof. Petrit Gaçes. Çdo mëngjes prof. Gaçja na përshendet në hyrje të spitalit dhe na kujton “…kujdes djema mos harroni se pacienti është i shenjtë”. Pavarësisht se ai ka ndërruar jetë 25 vjet më parë, figura e tij si mjeshtër i madh i mjekësise dhe veçanërisht i kardiokirurgjisë mbetet në panteonin e heronjve të mjekësisë shqiptare.”

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ali refatllari petrit gaçja ali refatllari petrit gaçja

Sondazh

Poll