Aktualitet

Operacioni ‘Shpirti’, Zagani: Nuk suprizohem për dy truprojat kur Tahirin e bëri ministër Shullazi, kolegët ia mban në

2 Korrik 2021, 17:58 Nga DOSJA
Operacioni ‘Shpirti’, Zagani: Nuk suprizohem për dy truprojat

TIRANË– Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka komentuar operacionin “Shpirti që vuri në pranga 38 persona për trafik të lëndëve narkotike, mes tyre dhe funksionarë publikë.

Në një lidhje me Skype në FaxNews, Zagani tha se nuk është habitur nga asnjë emër që ka lexuar sot, pasi i ka ditur edhe më herët. Për dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Zagani tha se nuk kishte si të surprizohej, kur vetë Tahirin, sipas tij, e ka bërë ministër Emiljano Shullazi.

Zagani i shtoi edhe më tej akuzat, kur tha se edhe kolegët e Tahirit sot, por i mban në poste krimi i organizuar, pasi e përjashtuar ministrin sepse u doli ‘dru i shtrembër’. Për  ish-oficerin e policisë së Vlorës, Festim Leli, Zagani tha se emrin e tij e ka pasur të shënuar në letër si trafikant, por pavarësisht kësaj, ai i zuri vendin, sapo Tahiri erdhi në pushtet.

“Nuk u çudita shumë nga lista e emrave që pashë sot. Shumë operacioneve u është shitur informacioni dhe nuk janë realizuar. Të gjithë e dinë se sa ndikim ka Saimir Tahiri. Implikimi i Tahirit në fushën e trafikur të drogës ka gjashtë vite, nuk është se nuk e dimë. Një nga emrat unë e kisha në listën time të informacionit që kur isha në detyrë. Me prokurorin Sota në fakt kemi punuar dhe nuk është se kam pasur ndonjë dyshim, por nuk preferoj të shprehem përpara institucioneve. Nuk më surprizon asnjë emër. Nuk kemi pse surprizohemi që u kapën dy truproja e Saimir Tahirit, kur atë e bëri ministër Emiljano Shullazi. Çfarë mund të presim tjetër kur të bën ministër krimi i organizuar. Dhe po mban sot kolegët e Tahirit, pasi ky doli dru i shtrembër. Ky operacion është realizuar nga ndërkombëtar dhe shteti ynë e ka bërë detyrën mirë sepse nuk është e lehtë që të shkosh e të kapësh një prokuror apo koelgun që ke tek zyra ngjitur. Ka prapë presione dhe vështirësi, por Antimafia italiane të detyron. Nëse lihet në kuadër të reklamës, u bë kjo dhe o burra të lëmë pesë të tjera, nuk shkon. Ndërsa grupin e Saimir Tahirit e kemi ditur të gjithë, të gjithë e denim se kush e shoqëronte, nuk kemi pse të shtiremi. Lelin e kam pas kontigjent në letër, si trafikant. me ardhjen e Tahirit në pushtet, vajti mori vendin tim. Mos ishte gjë koinçidencë kjo? Jo, u duhej kushërinjve, trafikantëve kjo gjë,”- tha Zagani ndër të tjera.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani operacioni shpirti saimir tahiri dritan zagani operacioni shpirti saimir tahiri

Sondazh

Poll