Aktualitet

Shqiptari ‘hero’ hyn mes flakëve dhe shpëton çiftin e moshuar nga zjarri në Finlandë

2 Korrik 2021, 17:44 Nga DOSJA
Shqiptari ‘hero’ hyn mes flakëve dhe shpëton çiftin

FINLANDË– Një zjarr i madh shpërtheu në Minttutie të Finlandës të mërkurën në mbrëmje, ku u shkatërrua tërësisht një shtëpi.

Mediat vendase shkruajnë se një shqiptar ndihmoi një çift të të moshuarve që të shpëtonte nga zjarri, teksa hyri mes flakëve.

Shqiptari Mergim Halili, i cili jeton në lagjen ku u dogj shtëpia, tha se ai dhe e dashura e tij ndihmuan që një çift i moshuar të largohej nga objekti. Ai shton se vërejtën tym që dilte nga shtëpia dhe se shkuan për të shikuar se çfarë po ndodhte. Pasi zjarri u bë më i madh, ata vendosën që të shikojnë nëse ka mbetur ndonjë njeri brenda, ku arritën që të ndihmonin çiftin e të moshuarëve.

Banorët e lagjes thanë se të rinjtë ofruan ndihmë për personat që ndodheshin në shtëpi para se të arrinin zjarrfikësit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mergim halili mergim halili

Sondazh

Poll