Bota

Ikën ushtari i fundit nga baza kryesore / Sinjal i tërheqjes së forcave të huaja nga Afganistani

2 Korrik 2021, 15:04 Nga DOSJA
Ikën ushtari i fundit nga baza kryesore / Sinjal i tërheqjes së

AFGANISTAN- Forcat e fundit të SHBA dhe NATO-s largohen nga baza kryesore në Afganistan. BBC raporton se tërheqja e trupave mund të sinjalizojë tërheqjen e plotë të forcave të huaja nga Afganistani.

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se forcat e SHBA-së do të largohen deri më 11 shtator. Tërheqja nga baza në veri të Kabulit, vjen ndërsa grupi kryesor xhihadist, Talibanët po përparojnë në shumë pjesë të Afganistanit, mes frikës se një luftë e re civile mund të shpërthejë.

Amerika tashmë dëshiron t’i japë fund luftës së saj dhe po i lë sigurinë qeverisë Afgane. Rreth 3 mijë trupa amerikanë kanë qenë pjesë e misionit në Afganistan, dhe ata do të largohen së bashku me 7 mijë trupa të tjerë të koalicionit, duke lënë më pak se 1 mijë ushtarë amerikanë në vend.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden nato joe biden nato

Sondazh

Poll